Metamorfozis publikoi matjet: Luftimi i korrupsionit bëhet vetëm përmes rritjes së transparencës së institucioneve

Luftimi i korrupsionit përmes rritjes së transparencës së institucioneve dhe bashkëpunimit aktiv me qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile është çelësi për forcimin e besimit në vetëqeverisjen lokale, dhe pikërisht teknologjitë digjitale janë ato që mund të ndihmojnë në luftën efektive kundër korrupsionit në nivel lokal.Ky ishte mesazhi i dërguar nëpërmjet forumit tematik “Komuna e Hapur – Komuniteti Aktiv” që u zhvillua më 24 shtator në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup, organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21, në kuadër të projektit “Transformimi Digjital në Nivel Lokal (DIGILOC) – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit”, i financuar nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i forumit ishte te inkurajojë veprim kundër korrupsionit, duke i bashkuar përfaqësuesit e institucioneve, vetëqeverisjes lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, ekspertët, qytetarët dhe mediat në një luftë të përbashkët të bazuar në përfshirje dhe bashkëpunim.

Aleksandar Kërzhallovski, Udhëheqës i Ekipit Kombëtar të Programit Civica Mobilitas, theksoi se ngjarja e sotme i kushtohet transparencës dhe llogaridhënies së komunave, si dhe prezantimit të Indeksit të Hapjes së njësive të vetëqeverisjes lokale për vitin 2025. Ai theksoi se janë vërejtur përmirësime në disa komuna dhe u bëri thirrje komunave të tjera të ndjekin shembullin e tyre, sepse të gjithë po punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve, duhet të bashkëpunojmë dhe të gjithë së bashku të përpiqemi për të përmirësuar situatën në vendin tonë.

Metamorfozits publikoi matjet për transparencën e institucioneve. Foto: Portalb.mk
Metamorfozits publikoi matjet për transparencën e institucioneve. Foto: Portalb.mk

Në fjalën e saj të hapjes, Dançe Danillovska-Bajdevska, Drejtoreshë e Programeve në Fondacionin Metamorfozis, theksoi se qytetarët besojnë se korrupsioni ka pasoja të thella dhe shkatërruese – nga rrugët e ndërtuara me kualitet të dobët, shërbimet e pamjaftueshme publike, deri te ulja e besimit në institucione dhe dekurajimi i qytetarëve për pjesëmarrje në jetën publike. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të punojmë së bashku – institucionet, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile – për të ndërtuar vetëqeverisje lokale më të hapura, më të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në forum u prezantuan gjetjet më të fundit nga Vlerësimi i Qeverisjes së Mirë në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut të përgatitur përmes Indeksit të Hapjes për vitin 2025. Edhe me një përmirësim të lehtë, niveli i hapjes së vetëqeverisjes lokale mbetet i ulët, siç konfirmohet edhe nga gjetjet e Indeksit të Hapjes, sipas të cilit, hapja mesatare e të gjitha 81 njësive të vetëqeverisjes lokale është 40%

Kryetari i Komunës së Berovës, një nga komunat më të hapura, shpjegoi praktikat që i kanë zbatuar për përmirësimin e transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve që kishin të bëjnë me të gjitha politikat dhe vendimet komunale, në drejtim të përditësimit dhe qasshmërisë me qëllim të rritjes së besimit te qytetarët. Po ashtu theksoi se, para së gjithash, si kryetar komune, është gjithmonë i hapur për komunikim me qytetarët dhe e falënderoi administratën komunale sepse pas çdo komune të suksesshme qëndron një administratë e mirë komunale.

Metamorfozits publikoi matjet për transparencën e institucioneve. Foto: Portalb.mk
Metamorfozits publikoi matjet për transparencën e institucioneve. Foto: Portalb.mk

Mbështetja mentoriale për hapje që u ofrua përmes projektit DIGILOC për nëntë komuna, duke përfshirë Kriva Pallankën, Koçanin, Shtipin, Aerodromin, Demir Hisarin, Strugën, Vallandovën, Negotinën dhe Gostivarin, u ndihmoi komunave të përmirësojnë hapjen e tyre ndaj qytetarëve për 2% deri në 13%, me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes ë të madhe dhe më të informuar të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes lokale.

Në forum u shpalosen përfitimet e platformës digjitale mZaednica (mKomuniteti) si një mjet për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve me funksionalitet të ri për konsultime online. Për këtë mjet, Igor Damjanoski, Shef i departamentit për menaxhimin e burimeve njerëzore në Komunën e Demir Hisarit, i cila gjithashtu është përdorues i mjetit digjital mZaednica, theksoi se digjitalizimi i komunave është prioritet jashtëzakonisht i rëndësishëm, gjë që u tregua veçanërisht e rëndësishme gjatë periudhës së Covidit. Kështu, Komuna e Demir Hisarit ka zhvilluar disa mjete digjitale për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe, duke u bashkuar me mZaednicën, u ka mundësuar qytetarëve të kontribuojnë për një komunitet më të mirë, të jenë pjesë e aktiviteteve të komunës dhe të realizojnë komunikim dykahësh me komunën. Qytetarët e Komunës së Demir Hisarit deri tani kanë krijuar 30 profile dhe kanë paraqitur rreth 10 propozime për probleme infrastrukturore dhe komunale me të cilat përballen. mZaednica mundëson lehtësim jo vetëm për qytetarët në marrjen e shërbimeve, por edhe për administratën në ofrimin e tyre.