Meta hoqi mijëra përmbajtje të rreme në lidhje me Hamasin

Meta tha ditën e Premte se ka ndërmarrë masa për të hequr përmbajtjet në mbështetje të Hamas nga platformat e saj pasi Bashkimi Evropian kritikoi mediat sociale se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të adresuar keqinformimin, raporton PCW.

Që kur grupi militant Palestinez Hamas, i shpallur si organizatë terroriste nga disa vende të botës, sulmoi Izraelin më 7 Tetor, përmbajtje të rreme dhe imazhe të manipuluara janë përhapur në Facebook dhe median sociale.

Në vetëm tre ditë, Meta tha se ka fshirë më shumë se 795 mijë përmbajtje informacioni në gjuhën Hebraike dhe Arabike.

Përmbajtje dhune nga konflikti të cilat janë të turbulluara janë lejuar në platformë. Meta tha gjithashtu se ishte në dijeni të kërcënimeve të grupit se do të publikonte online ekzekutimin e pengjeve dhe do të reagonte menjëherë me heqjen e përmbajtjeve apo parandalimin e shpërndarjes së tyre.

Ndërsa Hamas është dëbuar nga platformat, Meta lejon një farë diskuri politik dhe social siç është raportimi i lajmeve, çështje të të drejtave të njeriut si dhe diskutime akademik, kritike dhe neutrale.