Mësimdhënësit dhe nxënësit në RMV do të mund të marrin shpërblime financiare nëse janë fitues në ndonjë garë shtetërore

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre do të mund të marrin shpërblime financiare nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, nëse nxënësi ka arritur të zë vendin e parë në ndonjë garë shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Për vendin e parë të fituar në garat në nivel shtetëror nxënësit dhe mësimdhënësit të tij u ndahet shpërblimi me para. Garat duhet të jenë të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Kjo mundësi është për nxënësit e shkollave fillore, të cilët dokumentet e nevojshme duhet t’i dërgojnë në Ministri.

“Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga arsimtari për pagesë të shpërblimit me para për vendin e parë të fituar në garat shtetërore për vitin shkollor dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit aktual kur janë organizuar garat”, paralajmëroi Ministria.