Shqipëri, thirrja e deputetëve të opozitës së bashkuar për protestën e 20 Shkurtit

Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që me datën 20 shkurt të jenë në shesh në protestën kundër narkoqeverisë, raporton Syri.net.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar që në 20 shkurt të gjithë qytetarët të zbresin në Tiranë, pasi kjo ditë është vendimtare për të shpëtuar demokracinë, lirinë dhe Shqipërinë.

Në video bëjnë thirrje të gjithë deputetët e PD-së për tu bërë bashkë në protestën e 20 shkurtit.

Anëtarja e Kryesisë së PD Mimoza Hajdarmata i është bashkuar tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreyr të Partisë Demokratike Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e saj Hajdarma u shpreh se qindra mijëra qytetar do të bashkohen në shesh për të rrëzuar neodiktaturën që ka sjellë Rama.