Mes shkëmbimesh me armë zjarri, arrestime në veri të Kosovës për kontrabandë me mallra e narkotik

Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë të dyshuar sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra, transmeton Kallxo.com.

Gjatë aksionit, Policia njofton se ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk të plagosur.

Ngjarja, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka filluar pas tentimit për ndalim të disa veturave.

Veturat në fjalë dyshohet se po kontrabonin mallra, përderisa Elashni ka thënë se zyrtarët e PK-së kanë arrestuar pesë të dyshuar e kanë konfiskuar një kombi e tri vetura.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, Policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfiskuar një kombi dhe tri vetura” – ka thënë Elshani.

Tutje ai ka thënë se hetimet rajonale po merren me rastin, i cili është cilësuar si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.