Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka pasur më shumë martesa sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në këtë tremujor të vitit janë lidhur 2 792 martesa, ndërsa numri i tyre është rritur për 8.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke përkujtuar që numri i martesave në tremujorin e dytë të vitit 2024 ka pasur 2 582 martesa.
Në këtë periudhë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 545 divorce, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 543 divorce.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut në tremujorin e dytë të këtij viti përsëri ka regjistruar ulje të numrit të popullsisë, duke regjistruar 3741 lindje e 4 876 vdekje. Numri i lindje është ulur, ndërsa i vdekjeve është rritur në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.