Me profil digjital mund t’i bëni pagesat e faturave të ujit dhe mbeturinave në Gostivar

Pagesa e faturave ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” në Gostivar tani është më e thjeshtë për qytetarët, pasi në vend se të vrapohet nëpër sportele fizike, e njëjta mund të bëhet online, shpejt dhe lehtë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, shumë thjeshtë mundësohet krijimi i profilit personal dhe të shihet gjendja me faturat.

Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” ka publikuar video-instruksion për platformën digjitale për pagesën e ujit dhe mbeturinave, në të cilën qytetarët mund të mësojnë përdorimin e së njëjtës.

“Pagesa bëhet në mënyrë të thjesht dhe të sigurt, ndërsa me pagesën e këtyre faturave, qytetarët kontribuojnë në mbarëvajtjen e infrastrukturës së ujit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gostivar”, thanë nga Komuna e Gostivarit.

Nga atje inkurajojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe të paguajnë faturat në kohë, të cilat mund t’i bëjnë në KËTË link.

Kujtojmë që në formë të njëjtë digjitale pagesat bëhen edhe në NPK “Tetova” Tetovë.