Me ndihmën e shërbimeve bullgare, u parandalua transporti i paligjshëm i armëve nga Turqia në Maqedoni

Me shkëmbim të shpejtë informacioni përmes Qendrës SELEC me Drejtorinë e përgjithshme bullgare për luftimin e krimit të organizuar dhe Agjencinë doganore bullgare, Njësia për trafikimin e paligjshëm të armëve, substancave të rrezikshme dhe materialeve radioaktive në Departamentin e policisë kriminale parandaloi një rast të transportit të paligjshëm të armëve nga Republika e Turqisë përmes Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë natës së 24/25.12.2025, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në koordinim me Drejtorinë e përgjithshme bullgare për luftimin e krimit të organizuar dhe Agjencinë doganore bullgare, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” u krye kontroll i një kamioni Volvo me targa kombëtare maqedonase të regjistrimit, gjatë të cilit në hapësirën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5750 fishekë#, njoftoi Ministria e Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë në rast, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse, shtoi Ministria e Brendshme.