RMV, ministri dhe sindikata e shëndetësisë vendosën për korrigjimin e koeficientit të pagave për punonjësit e shëndetësisë

Në një takim ndërmjet Ministrisë për Shëndetësi dhe Sindikatës është diskutuar për korrigjimin e Marrëveshjes Kolektive për punonjësit e shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me marrëveshjen, sindikatat morën përsipër të përgatisin një Propozim-Aneks për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore të RM-së duke korrigjuar koeficientët për llogaritjen e pagave dhe e njëjta të dorëzohet deri tek Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”, njoftoi Ministria për Shëndetësi.

Ministri Fatmir Mexhiti sot ka zhvilluar takim me anëtar të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikatës së Pavarur të Qendrave Klinike.

“Gjithashtu u ra dakord që gjatë kësaj periudhe ministri i Shëndetësisë të riaktivizojë me vendim Komisionin për hartimin e një teksti të rafinuar të Marrëveshjes Kolektive për sektorin e shëndetësisë së RMV-së, i cili do të përpunojë tekstin tashmë të filluar, ku ndër të tjera të tjera, të gjitha përfitimet nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e nënshkruar për sektorin publik”, sqaroi Ministria.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor (SPPSH) vazhduan me protesta pasi janë të pakënaqur me faktin se nuk kanë përgjigje për kërkesat e tyre.

Rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë për 30 përqind, marrëveshje të re kolektive, stazh të benificuar të të punësuarve në ndihmën e shpejtë mjekësore, spitalet rentgen dhe psikiatrike, shtesa për infektim të rritet në 4 për qind dhe transformim urgjent të marrëveshjeve nga koha e caktuar në të pacaktuar, kërkon Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë.