Mbi 85 mijë euro për përkrahje të projekteve nga Komuna e Tetovës, kjo është lista (Dokument)

Mbi 5 milionë e 250 mijë denarë, apo mbi 85 mijë euro është shuma të cilën e kapin projektet të cilat janë përzgjedhur për tu përkrahur nga Komuna e Tetovës në shpalljen publike për përkrahjen e projekteve nga kultura, sporti, arsimi dhe mbrojtja sociale. Paraprakisht, Komuna e Tetovës e ka shpërndarë listën por nuk ka cekur shumat e mjeteve financiare për të njëjtat. Por, në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë të Informatave me Karakter Publik, Portalb.mk nga Komuna e ka siguruar edhe shumën e secilit projekt.

Sipas aktvendimit të miratuar më 8 qershor 2023 nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me mjete financiare do të përkrahen gjithsej 43 organizata dhe projekte. Megjithatë, Komuna nuk tregoi se kush sa mjete financiare do të marrë.

Kjo si temë u ngrit si çështje edhe në seancën e pyetjeve të këshilltarëve komunal.

Këshilltari komunal nga BDI-ja, Veton Murati theksoi se ndarja e mjeteve financiare është bërë në mënyrë jo-transparente.

“Janë treguar vetëm shoqatat apo personat që kanë fituar por jo edhe shumat sa u është ndarë atyre. ..Disa nga projektet vetëm se janë realizuar tani më… Kjo lista konkrete që e keni publikuar është gjysmake pa shumën që duhet të përcaktohet aty që ua keni ndarë atyre”, deklaroi Murati.

Ndërkaq, Nazmi Dauti nga Sektori për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës tha se sa u përket shumave, ata shoqata të cilat kanë fituar projekte nga ana e Komunës së Tetovës, “do të lidhin kontratë me Komunën e Tetovës ku në atë kontratë në mënyrë decide, taksative do të përshkruhen të gjitha obligimet që kanë si palë ndaj njëra tjetrës ku do të përcaktohen edhe shumat e tyre në bazë to kontratës dhe projektit që ka”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se për ta publikuar listën duhet fillimisht të lidhen kontratat.

“Nuk mund ta publikojmë një listë kushtimisht me atë vlerë që ia kemi ndarë shoqatës, nuk pajtohet të nënshkruhet kontrata, ne e nxjerrim se i kemi dhënë para ai thotë unë nuk kam nënshkruar nuk kam marrë para. Duhet të nënshkruhet kontrata, në moment kur do t’i kemi kontratat atëherë do e publikojmë listën. E kemi publikuar listën e atyre që janë miratuar…Kur do jenë komplet kontratat e nënshkruara do të dalë edhe lista me vlera”, tha Kasami.

Në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë të Informatave me Karakter Publik, Portalb.mk nga Komuna e ka siguruar edhe shumën e secilit projekt, vlera e përgjithshme e 43 projekteve është 5.254.000  denarë apo mbi 85 mijë euro.

Infografik: Ndarja e mjeteve financiare për përkrahjen e organizatave dhe projekteve nga Komuna e Tetovës. Burimi i informatave: Komuna e Tetovës. Dizajn: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Ndarja e mjeteve financiare për përkrahjen e organizatave dhe projekteve nga Komuna e Tetovës. Burimi i informatave: Komuna e Tetovës. Dizajn: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shumë më e madhe është ndarë për përkrahjen financiare të K.F “Dardanët” edhe atë 439.000 denarë, më pas për Sh. H. “Agimi i Bamirësisë” për projektin “Pako ushqimore – punë sociale humanitare” me 330.000 denarë ndërkaq 300.000 denarë janë ndarë për PSYCHALB për projektin “Filozofia e identitetit”. Shumat tjera variojnë nga 200.000 mijë denarë e deri në 40.000 mijë denarë.

Nga sfera e kulturës do të përkrahen 15 projekte edhe atë:

  1. Art Menada për programin “Takimet poetike në Sharr” – 50.000 denarë.
  2. Organizata Milenium për projektin “Të gjithë për art” – 50.000 denarë.
  3. Shoqata Kulturore “Karnavalet Ilire” në Bozofcë, Tetovë – 60.000 denarë.
  4. Oda Fest për film festivalin “TIFF-ODA”- 200.000 denarë.
  5. Shefki Selami, Shoqata “Pellazgët për projektin manifestimi ndërkombëtar “Dita e plisit pellazg”- 120.000 denarë.
  6. Shoqata e pedagogëve shqiptarë me projektin “Akademia solemne në nder të 7 Marsit” – 60.000 denarë.
  7. Daim Iliazi, Oeneum-Homazh për projektin “Homazh për koloset Murat Isaku, Abdulazis Islami dhe Nexhat Pustina” – 60.000 denarë.
  8. Daim Ilazim Oeneum-Tetovë për projektin “Orë poetike dhe prezentim i veprës dhe jetës të poetit me famë evropiane Skender Sherifit” – 60.000 denarë.
  9. Shoqata Unison Art, Yllza Rustemi për projektin “Muzika shqiptare dhe klasike” – 200.000 denarë.
  10. Shoqata e Artistëve Figurativ për Qytetin e Tetovës për projektin “Punëtori Grafike me 10 Grafistë të Rinj dhe Ekspozitë e Punëtorisë Grafike”- 70.000 denarë.
  11. Adec-Asociacioni për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik për projektin “Harmonizimi i stilit tradicional dhe modern i veshjeve kombëtare” – 270.000 denarë.
  12. Aleanca Franceze për projektin “Festimi i ditës së fëmijëve” – 50.000 denarë.
  13. Shoqata për Edukim, Kulturë, Art, Shkencë, Turizëm, Sport dhe Ekologji “Alaxha” Tetovë për projektin “Libra për shtëpinë e librit” – 250.000 denarë.
  14. Shoqata për Rekreacion Sportiv dhe Ekologji “Sharri 19” për “Punëtori për trashëgiminë kulturore në Tetovë” – 100.000 denarë.
  15. Hasim Memishi-Sopi për projektin “Stand up” me 60.000 denarë.

Nga sfera e arsimit do të përkrahen 7 projekte:

  1. Fondacioni “ASR” për projektin “Natyra është burim bazik i ekzistencës sonë” – 50.000 denarë.
  2. Shoqata për Kulturë, Edukim dhe Shkencë “Koha Network” për projektin “Orientim profesional për maturantët” – 200.000 denarë.
  3. Forumi Rinor Islam për projektin “Projekt INCEPT” – 60.000 denarë.
  4. Shtëpia botuese Çabej/Sami Beqiri për projektin “Furnizimi i shkollave fillore me lektyra shkollore” – 190.000 denarë.
  5. Multikultura për projektin “Për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Tetovës” – 80.000 denarë.
  6. Qendra për edukim dhe mësim inovativ STEMLAB për projektin “STEM edukim për Tetovën – STEM4TE” – 250.000 denarë.
  7. Shoqëri për tregti dhe shërbime “Tetova Express” për projektin “Kuizi Shkollor 2” – 100.000 denarë.

Nga sfera e sportit do të përkrahen 11 projekte:

  1. Shoqara K.F “Shkumbini 2012” për projektin “Turneu Ndërkombëtar për fëmijë Tetova 2023” – 200.000 denarë.
  2. Lidhja Sportive Shkollore Komunale për projektin “Garat ballkanike në volejboll” – 200.000 denarë.
  3. Klubi atletik “Shkëndija” Tetovë për projektin “Zhvillimi i sportit të atletikës në Komunën e Tetovës” – 100.000 denarë.
  4. V “Liria Zherovjan” për projektin “Përkrahje financiare të klubit” – 100.000 denarë.
  5. Lidhja e sporteve shkollore për projektin “Lojërat pa kufi – atlektika e improvizuar” – 94.050 denarë.
  6. Shoqata “Qendra për Edukim dhe Trajnime Aktiv Llajf” për projektin “Jemi të barabartë” – 60.000 denarë.
  7. Arsim Idrizi – Njeriu i Sharrit për projektin “Camping Zone Sharr Island Tetova” – 60.000 denarë.
  8. Klubi i Ciklistëve “Phoenix Cycling Klub# për projektin “Grand prix Tetovë” – 141.450 denarë.
  9. F “Dardanët” për projektin “Përkrahje financiare e klubit” – 439.000 denarë.
  10. V “Shkëmdija Volej” për projektin “Zhvillim i sportit të volejbollit te femrat” – 100.000 denarë.
  11. Shoqata Klubi i Shahut “ANPSAN”- 60.000 denarë.

Nga sfera e mbrojtjes sociale do të përkrahen 10 projekte:

  1. H. “Agimi i Bamirësisë” për projektin “Pako ushqimore – punë sociale humanitare” – 330.000 denarë.
  2. Nijare Sulejmani për projektin “Arti nuk njeh kufi” – 60.000 denarë.
  3. Shoqata Instituti i Sociologjisë “Shoqëria e Mirë” me projektin “Matja e opinionit publik me qëllim rritjen e kulturës meduatike në rajonin e Pollogut”- 60.000 denarë.
  4. OJQ “Eko Natyra” për projektin “turizmi malor, shans i vetëm për të rinjtë Sharian” – 80.000 denarë.
  5. PSYCHALB për projektin “Filozofia e identitetit” me 300.000 denarë.
  6. Sabija Mustafa për projektin “Dua babi të më lexoj” me 40.000 denarë.
  7. Arife Xheladini për projektin “Për Tetovë të pastër” – 70.00 denarë.
  8. Ylldita Bilalli për projektin “Jemi të vegjël me mendje të madhe” – 60.000 denarë.
  9. Lavdrim Alili për projektin “Dokumentar i metrazhit të shkurtër” – “Edhe un do të jem njëri prej tyre” – 60.000 denarë.
  10. Shoqata e të verbërve Tetovë për projektin “Vizitë kulturore historike monumenteve (ekskursion 2 ditor)” – 50.000 denarë.

Listën e plotë e gjeni në dokumentin më poshtë.

Ndryshe, rezultatet për përkrahjen e këtyre projekteve u publikuan muajin e kaluar apo katër muaj pasi mbaroi shpallja publike e cila ishte hapur muajin shkurt të këtij viti.