Komuna e Tetovës i shpalli rezultatet e projekteve që do i përkrahë, por nuk i tregoi shumat

Komuna e Tetovës sot i ka publikuar rezultatet për përkrahjen e projekteve nga fusha e kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes sociale. Këto rezultate bëhen të ditura katër muaj pasi mbaroi shpallja publike e cila ishte hapur muajin shkurt të këtij viti, ndërsa Komuna nuk ka treguar se kush në sa vlerë financiare do të përkrahet, shkruan Portalb.mk.

Sipas aktvendimit të sjellë dje (8 qershor 2023) nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me mjete financiare do të përkrahen gjithsej 43 organizata the projekte. Konkretisht:

  • Nga sfera e kulturës do të përkrahen 15 projekte.
  • Nga sfera e arsimit do të përkrahen 7 projekte.
  • Nga sfera e sportit do të përkrahen 11 projekte.
  • Nga sfera e mbrojtjes sociale do të përkrahen 10 projekte.

Rezultatet e plota gjenden KËTU.

Megjithatë, në këtë dokument nuk është bërë e ditur se kush me sa mjete financiare do të përkrahet.

Portalb.mk vazhdimisht ka kontaktuar Komunën e Tetovës për këto rezultate, konkretisht më 19 prill24 prill, 8 maj, 9 maj, 11 maj dhe 12 maj, por në asnjë rast përgjigje nuk morëm.

Nga Komuna më 25 maj na njoftuan se rezultatet nuk janë vendosur ende dhe se Komisioni për përzgjedhjet e tyre ishte në fazën përfundimtare të përzgjedhjes, ku pritej që së shpejti të shpallen rezultatet dhe të njëjtat të jenë publike. Gjë që ndodhi sot.