Mbi 54 miliardë denarë janë shpenzuar në punë ndërtimore në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar 54.2 miliard denarë punë ndërtimore në realizimin e banesave të ndërtuara nga subjektet afariste dhe pronarët individual, transmeton Portalb.mk.
Gjatë vitit 2024, pronarët individualë kanë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 14.4 miliardë denarë, ndërsa nga subjektet afariste janë realizuar punë ndërtimore në vlerë prej 39.8 miliard denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Pronarët individual kanë arritur të përfundojnë gjithsej 2 512 banesa, ndërsa subjektet afariste 5 405 banesa.
“Gjatë vitit 2024 janë ndërtuar gjithsej 2 641 objekte dhe kanë përfunduar gjithsej 5 405 banesa me sipërfaqe të përgjithshme prej 348 720 m2”, raportoi Enti në lidhje me subjektet afariste.
Sipërfaqja mesatare e banesave të subjektet afariste është 64.5m2, ndërsa te ato individuale 118.1 m2.