Mbi 12 mijë gjoba nga Policia Rrugore në një javë në Shqipëri

Policia Rrugore në Tiranë ka publikuar bilancin e një jave, raporton EN, ku rezulton se nga data 14-20 prill ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, ku:

6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.

2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.

1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

1 drejtues motori proceduar për drejtim pa leje.

5 persona proceduar për korrupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.

1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera.