Mbi një muaj paraburgim ndaj një personit në Kosovë, kërkohej nga Maqedonia e Veriut për vrasje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj N.E. i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë, raporton KlanKosova.

Në njoftim thuhet personi në fjalë është i kërkuar nga Interpool.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datës 7 mars 2022 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale vrasja e rëndë, e cila vepër penale është paraparë edhe sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenit 173 të KPRK – së.  Lidhur me këtë i pandehuri N.E., është dënuar me dënim burgimi nga Gjykata e Shkupit, ku i njëjti ka qenë në vuajtjen e dënimit disa vite, ashtu që ende pa e vuajtur në tërësi dënimin, por në momentin kur është liruar në vizitë, është arratisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.