Mbaroi pjesa e parë e kampionatit në Ligën e Parë për sezonin 2025/2026

Sot në Gostivar mbaroi pjesa e parë e kampionatit në sezonin 2025/2026. Në këtë ndeshje luajti Arsimi dhe Pelisteri, raporton Portalb.mk.

Në ndeshjen ndërmjet Arsimit dhe Pelisterit u shënuan gjashtë gola për rezultatin përfundimtar 3-3.

Me këtë ndeshje, Arsimi arriti në 22 pikë duke marrën pozitën e gjashtë në tabelë.

Vardari pas pesë vjetëve gjendet në pozitën e parë me 42 pikë, një pikë më shumë sesa Struga. Në pozitën e tretë gjendet Shkëndija me gjashtë 36 pikë, ndërsa Arsimi dhe Bashkimi gjenden në pozitën e pestë me 22 pikë. Në pozitën e fundit gjendet Shkupi me 1 pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari.