Mbaroi debati për rebalancin në komisionin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Në Komisionin për financa dhe buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar debate për qindra amendamentet e propozuara për rebalancin e buxhet të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.
Në këtë debat u miratua edhe amendamenti për pesë milionë denarë shtesë për Universitetin “Goce Dellçev”. Më 11 korrik ishte pranuar edhe amendamenti për 50 milionë denarë ndihmë për personat me nevoja të veçanta.
Me rebalancin e buxhetit planifikohen edhe rritje për 10 përqind e rrogave në Ministrinë për Punë të Brendshme, mjete për rritjen e pensioneve dhe 300 milionë denarë për shpenzime kapitale.
Miratimi i rebalancit të buxhetit për vitin 2025 do të vazhdojë në seancën e Kuvendin të RMV-së.
Në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 2 korrik ka filluar debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-buxheti është vlerësuar nga pushtetarët, ndërsa opozita vlerësoi se ky buxhet nuk do të sjell zhvillim. Fillimisht ishin dërguar 200 amendamente.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 10 dhjetor të vitit 2024, me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.
Kujtojmë se vitin e kaluar, rebalanci i buxhetit u votua më 12 gusht me 67 votuan “për” dhe 7 “kundër”.