E treta Maqedonia e Veriut, e para Shqipëria, në rënien e numrit të popullsisë në dekadën e fundit
Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18% në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në fjalë, kur janë zhvilluar CENSET e popullsisë, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë, raporton Euronews.
Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, kjo rënie në përqindje është më e larta në Evropë, dhe pas Shqipërisë vjen Bullgaria, e cila ka humbur 12.3% të, pastaj Maqedonia e Veriut me 11.4 përqind dhe Bosnje e Hercegovina me 11.2 përqind. Në rajon, pothuajse të gjithë shtetet përjetojnë valë emigrimesh dhe vendi që ka arritur të mbajë pothuajse të pandryshuar popullsinë është Mali i Zi, që regjistron rritje me 0.6% nga 2011-a.
Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë.
Shtetet e Evropës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsi, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve. Ndërkohë, eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a.
Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e fundit të Eurostat, të publikuara ditën e premte.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut më 26 qershor informoi se “pjesët e shënuara të metodologjisë nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit kushtetues – sundimin e ligjit, i cili rregullohet me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 dhe detyrimin kushtetues që të gjitha rregulloret të jenë të harmonizuara me ligjet dhe Kushtetutën, të rregulluara me nenin 51 të Kushtetutës, pastaj nenet 6, 7 dhe 17 paragrafi 2 alinea 1 i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021.
Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021 i publikuar nga Enti Shtetërore e Statistikave, Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon: 54.21% – Maqedonas, 29.52% – Shqiptarë, 3.98% – Turq, 2.34% – Rom, 0.44% – Vlleh, 1.18% – Serb dhe të tjerë.
- LEXO: Paralajmërimet për Regjistrim të popullsisë në vitin 2026, partitë opozitare shqiptare: Janë tendencioze, të papranueshme dhe provokuese
- LEXO: Andonovski: Regjistrim digjital të popullsisë në vitin 2026, nga tetori digjitalizim i letërnjoftimit dhe patetë-shoferit
- LEXO: Mickoski: Nëse ka dyshime, mund të bëjmë një regjistrim të jashtëzakonshëm të popullsisë