Ky është deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut vetëm për një muaj

Maqedonia e Veriut në muajin korrik ka shënuar rritje të eksportit dhe importit, por deficit tregtar vazhdoi të jetë i madh, ashtu që vetëm në këtë muaj arriti 341 milionë euro, ndërsa për shtatë muaj deficit arriti 2 miliard euro, transmeton Portalb.mk.

Në muajin korrik u regjistrua eksport në vlerë 741 milionë euro, ndërsa importi mbi 1 miliard euro.

Eksporti i mallrave në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatë muajve të parë shënoi rritje për 8.45 përqind, ndërsa importi rritje prej 7.93 përqind.

Maqedonia e Veriut ka eksportuar më shumë katalizatorë, ndërsa ka importuar më shumë platinë.