Mariçiq – Radman: Me dialog dhe konsensus për ardhmërinë evropiane të shtetit deri në anëtarësim të shpejtë në BE

Shembulli i Kroacisë për anëtarësim në BE thotë se shpejtë mund të bëhen reformat dhe të avancohet dhe kjo është nxitja jonë në tejkalimin e sfidave dhe sigurimin e anëtarësimit në BE, ka porositur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në takimin me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane Gordan Gërliq Radman, njofton Portalb.

Mariçiq dhe Radman në margjinat e “Prespa forumit për dialog” në Strugë kanë biseduar edhe për rëndësinë që të respektohet afati për ndryshimet kushtetuese dhe se viti 2023 është kyç për Maqedoninë e Veriut dhe për krijimin e kufijve të ardhshëm të BE-së.

Siç kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Mariçiq dhe Radman kanë diskutuar edhe për ndodhitë aktuale politike dhe për procesin e reformave në vend, si dhe për integrimin e shteteve të rajonit në BE.

Mariçiq në takimin me Radmanin ka theksuar se Kroacia si miq i madh dhe i sinqertë i vendit në procesin e inkuadrimit në BE, shumë pozitivisht mund të kontribuojë në përpjekjet e tona në rrugën eurointegruese.

Radman, madje, ka porositur se Kroacia edhe më tej pa kushte do ta mbështesë vendin në realizimin e qëllimit të saj strategjik, duke theksuar se politika të cilën Qeveria e zbaton është e mençur dhe e udhëhequr nga vullneti kontruktiv për bashkëpunim dhe dialog.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.