Mariçiq me ambasadorët e BE-së: Po bëjmë përpjekje ta ndryshojmë atmosferën tek opozita për ndryshimet kushtetuese

Sot, me iniciativë të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq është mbajtur mbledhja me euroambasadorin Dejvid Gir dhe shefat e misioneve të BE-së në Maqedoninë e Veriut, në të cilën është diskutuar për çështjet aktuale, me fokus në dinamikën e procesit të bisedimeve me BE-në dhe reformat, njofton Portalb.mk.

“Po bëjmë përpjekje që ta ndryshojmë atmosferën që sundon tek opozita për amendamentet kushtetuese dhe kjo në këtë moment është me rëndësi më të madhe, moment nga i cili varet përparimi i ardhshëm dhe mbajtja e diskursit evropian në shtet”, ka theksuar Mariçiq para ambasadorëve.

Ai ka shtuar se reformat janë në agjendën e lartë të Qeverisë dhe se tanimë janë definuar prioritetet kyçe dhe më urgjente të cilat do të realizohen, pa anulim të mëtutjeshëm, ndërkaq ka të bëjë me emërimin e funksionarëve publik, do të ketë draft Strategjia të re për Reforma në Administratë (2023-2030) me Planin Aksional (2023-2026), si dhe Strategji për Reforma në Sektorin Gjyqësor është në fazë përfundimtare.

“Me padurim presim sinjale pozitive dhe inkurajim për shërbimet e juaja, por edhe qasje racionale të vendeve-anëtare të BE-së dhe nga me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut”, tha Mariçiq, duke shprehur pritje që sa më shpejtë do t’i marrim raportet e skriningut për klasterët për të cilat e kemi mbaruar skriningun.

Sipas kumtesës së SÇE-së, shefat e misioneve të BE-së kanë dhënë mbështetje për proceset që i udhëheqë Maqedonia e Veriut dhe qasjen e lëkundur të Qeverisë që të bëjë përparim të ri drejt BE-së, duke theksuar se përveç ndryshimeve kushtetuese, Qeveria patjetër duhet që të mbetet e fokusuar edhe në agjendën reformuese që në 7 vitet e ardhshme të mundet me sukses t’i mbarojë obligimet dhe detyrat të cilat i ka shteti gjatë bisedimeve me BE-në.

Mariçiq në takim ka njoftuar shkurt edhe për procesin e skriningut, për të cilin, siç tha, është zhvilluar sipas kalendarit të planifikuar dhe se e vlerëson draft raportin e skriningut për klasterin “Vlera fundamentale”, i cili ka dhënë udhëzime dhe ka qenë bazë e mirë për hartimin e dokumentit kyç për hapjen e klasterit 1, Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës.

Në takim, gjithashtu kanë mbarë pjesë edhe sekretarja e SÇE-së, Drita AbdiuHalili, e cila i informoi ambasadorët për rrjedhën e fushatës “Ne jemi Evropë”, duke theksuar se është e rëndësishme mbështetja nga partnerët evropian në këtë moment kyç dhe i ftoi që të kenë pjesëmarrje aktive në të njëjtën.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht me informimin se nuk ka më të regjistruar për diskutim dhe vazhdimi, siç tha ai, do të caktohet në mënyrë shtesë. Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka theksuar se mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është detyrim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.