Gabriel: Eurointegrimet e RMV-së nuk do të jenë ëndërr, pasi t’i përmbushin obligimet
Duam shumë qartë të tregojmë para Maqedonisë së Veriut se vetëm kur do t’i përmbushin obligimet që vetë janë dakorduar t’i përmbushin, atëherë eurointegrimet më nuk do të jenë ëndërr, porositi zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefe e diplomacisë Marija Garbiel, njofton Portalb.
Në seancën për pyetje të deputetëve, siç transmeton MIA, Gabriel theksoi se pozicionin i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë – të përmbushen obligimet e dakorduara dhe pranuara në korrik të vitit 2022.
“Bullgaria do të vazhdojë shumë qartë ta mbrojë pozicionin e saj, të përkujtojë se qëndrojmë pas përmbushjes së të gjithë kushteve të lidhura me kompromisin nga korriku i vitit 2022, qartë do të kundërshtojmë tentimet për informata të rrejshme dhe dezinformata se Bullgaria ka kushte të reja, ndërsa ndërkohë qartë të qëndrojmë në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”, tha Gabriel.
Ajo i porositi deputetët se Kuvendi Popullor i Bullgarisë mund të vazhdojë të jetë shumë i dobishëm, por nuk është në kompetencë të asnjë trupi ligjdhënës që të prononcohet për tema të këtilla.
E ypetur për rezolutën e propozuar në në Senatin amerikan, që shtatori të shpallet si muaji i trashëgimisë maqedonase-amerikane në SHBA, ajo tha se MPJ-ja e Bullgarisë do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Informoi se MPJ-ja bullgare që nga momenti i parë kur ka kuptuar për rezolutën e dorëzuar ka ndërmarrë aktiviteti, ambasadori dhe konsulli i përgjithshëm në Uashington tashmë kanë biseduar me ekipin e senatorit i cili e ka propozuar rezolutën. Gabriel tha se procedura në Senat ka filluar, por ql do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të mos miratohet.
Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
- LEXO: Pa pengesa të brendshme, RMV-ja mund të bëhet anëtare e BE-së edhe para vitit 2030, vlerëson Pendarovski
- LEXO: Vijojnë përplasjet për zgjerimin në Bruksel, në fund të shtatorit pritet samiti BE-Ballkani Perëndimor
- LEXO: Varhejli: Jemi të gatshëm ta bëjmë realitet përshpejtimin e zgjerimit të BE-së
- LEXO: Zgjerimi prioritet në BE – Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment, vlerësoi Lajçak
- LEXO: KE thotë se fokusohet në zgjerim dhe jo në afate kohore
- LEXO: Michel: Deri më 2030 BE dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim