Maqedonia e Veriut e uli importin, ndërkohë e rriti eksportin

Në Maqedoninë e Veriut në pesëmujorin e parë të këtij viti është regjistruar rritje e eksportit, ndërkohë ka pasur ulje të importit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, shënon rritje prej 6.0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 4 600 963 000 euro, që është për 7.5 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Enti raportoi që Maqedonia për pesë muaj ka eksportuar në vlerë prej 3 557 689 000 euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 4 600 963 000 euro.

“Deficiti tregtar, në periudhën janar – maj të vitit 2023, është 1 043 274 000 euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar-maj të vitit 2023, është 77.3 %”, raportoi Enti.