Policia e Maqedonisë së Veriut publikoi pamje gjatë sekuestrimit të drogës në vlerë prej 500 mijë euro

Në një subjekt juridik janë sekuestruar 225 kilogram lëndë narkotike në vlerë prej gjysmë milioni euro, aksion i realizuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Sot nga punonjësit e policisë nga SPB Veles – RPB Kavadarci, pas hetimeve të mëparshme, nga subjekti juridik për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në fshatin Sopot, janë sekuestruar 225 kilogram lule të thata të mariuanës, 111 kilogram biomasa dhe 950 fara nga kanabisi”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia sqaroi që ky aksion vjen pas dyshimeve se në objektin e këtij subjekti juridik është duke u kultivuar kanabisi kundërligjshëm. Raportohet që droga e konfiskuar është dorëzuar në Agjencinë për Pasuri të Konfiskuar.