LSDM: Raporti i “Freedom House” tregon qartë se me VMRO-në liria e mediave po përkeqësohet

Raporti i fundit nga Freedom House tregon se Maqedonia mbetet një “vend pjesërisht i lirë. Nëse krahasohet me kohën e LSDM-së, në vitin 2021 Maqedonia ishte e para në rajon, i vetmi vend me përparim demokratik në Ballkanin Perëndimor, ose me rezultatin e dytë më të mirë në Evropë, thonë nga kjo parti. Sipas tyre, me VMRO-në dhe Mickoskin në pushtet, situata me liritë njerëzore dhe të medias po përkeqësohet. “E vetmja situatë më e keqe është në Serbi, ku partia simotër e VMRO-së, SNS është në pushtet”, thanë nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

“Por VMRO-DPMNE po përpiqet të arrijë ritmin. Përveç kësaj, Maqedonia shënoi gjithashtu një rënie prej 6 vendesh në Indeksin e Lirisë së Medias 2025 të Reporterëve pa Kufij. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 36-të, këtë vit është në pozicionin e 42-të. Këto raporte janë një tjetër konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë në periudhën e kaluar”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se fushata mediatike kundër LSDM-së dhe kryetaru Filipçe, skandale të sajuara, fushata të zeza, kontroll mbi 40% të medias përmes Orban, Dekret që ndalon fjalimin në Parlament.Rezultati është një rënie e lirive njerëzore dhe të medias.

“Maqedonia po kthehet në kohën e Nikola Gruevskit me liri të shkelura, errësirë mediatike, fushata kundër opozitës dhe linçime publike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë” këtë vit për sa i përket lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të fundit të Freedom House, “Liria në Botë”, i cili mbulon vitin 2025. Ashtu si vitin e kaluar, Maqedonia ka një indeks lirie prej 67 nga 100 të mundshëm.

Raporti thotë se vendi “vazhdon të luftojë me korrupsionin, dhe ndërsa media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe kërcënime”.

Renditja e Freedom House bazohet në dy kritere – të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat politike vlerësohen me një indeks prej 28 nga 40 të mundshëm, dhe liritë civile me 39 nga 60 pikë.