LSDM nesër do të zgjedhë udhëheqësinë e re, Filipçe paralajmëroi kombinim të kuadrove me përvojë dhe të rinj
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se emrat e udhëheqjes së re të partisë do të shpallen nesër. Kjo vjen pasi i gjithë ekipi aktual udhëheqës dha dorëheqjen me kërkesë të tij në fillim të dhjetorit, transmeton Portalb.mk.
Në një deklaratë për Sitel, Filipce konfirmoi se lista e udhëheqjes së re është tashmë gati.
“Kryesia e re e partisë do të zgjidhet – nënkryetarët e rinj dhe anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv. Praktikisht një forcë e re në parti, një kombinim i personelit me përvojë dhe të ri”, tha Filipçe.
Ai shtoi se qëllimi është të hapet një front i gjerë me qytetarët, aktorët politikë dhe sektorin civil, me qëllim që t’i jepet fund asaj që ai e quajti “sundim kriminal”.
Më 2 dhjetor, e gjithë udhëheqja e LSDM-së dha dorëheqje, një veprim që partia e përshkroi në atë kohë si një hap të përgjegjshëm dhe moral që hap hapësirë për rifreskim dhe forcim të personelit dhe mobilizim të brendshëm për forcë dhe energji të re.