Llaskarca nuk do të fillojë nga e para, gjykatësja Aleksandra Ristevska do të rikthehet deri në shpalljen e aktgjykimit

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, sot në seancë të jashtëzakonshme miratoi vendim me të cilin, gjykatësja Aleksandra Ristevska, e cila e dha betimin për gjykatëse në Gjykatën e Apelit, të rikthehet në Gjykatën Penale deri në shpalljen e aktgjykimit për rastin e Llaskarcës ku është anëtare e Këshillit Gjykues, me qëllim që lënda të mos rikthehet nga e para, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh nevojë që është e domosdoshme që të delegohet gjykatësja Aleksandra Ristevska, e cila sot e dha betimin dhe duhet të fillojë me punë në Gjykatën e Apelit në Shkup. Megjithatë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor që vendos për lëndën e njohur në opinion si “Llaskarca”, për të cilën seanca për publikimin e aktgjykimit është caktuar për më 25 janar, nuk kemi tjetër çfarë të bëjmë përveç se t’i shfrytëzojmë mundësitë ligjore nga neni 39, paragrafi 9 nga Ligji për Gjykata dhe përkohësisht ta dërgojmë ta kryejë funksionin gjykatës deri te Gjykata Penale, për atë termin, derisa zgjatë publikimi i aktgjykimit”, sqaroi anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Meri Radevska.

Me këtë, u pajtuan edhe anëtarët tjerë dhe theksuan nevojën e dërgimit të Ristevskës në Gjykatën Penale, me qëllim që të mos rikthehet lënda nga e para.

Dameva, shpalli vendimin sipas të cilit, deri në shpalljen e aktgjykimit për rastin e “Llaskarcës”, ajo do të jetë gjykatëse në Gjykatën Penale, ndërkaq më pas do të rikthehet në vendin e ri të punës.

Për këtë, Dameva, ju tha shërbimeve që të njoftohen kryetarët e gjykatave menjëherë, që sot.

Ndryshe, aktakuza, ashtu siç u paralajmërua do të shpallet më 25 janar.

Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 38 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

“Durmo Tours” edhe sot vazhdon të punojë dhe të bartë udhëtarë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU.