LAMM: Rruga Shkup – Kozjak e pakalueshme, komunikacioni Dibër – Mavrovë është normalizuar
Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) njoftoi se, rruga për në hidrocentralin (HEC) Kozjak është e pakalueshme për shkak të shfaqjes së ngricave. Ata shtuan gjithashtu se trafiku në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë është kthyer në normalitet, transmeton Portalb.mk.
Siç raporton LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme.
“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftim.
Rekomandohet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngaset me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Po ashtu rekomandohet respektimi i detyrimit ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.
Kujtojmë se, Qendra për Menaxhim me Kriza informoi mbrëmë (02 janar) se për shkak të kushteve të motit, si vështirë të kalueshme janë evidentuar këto akse rrugore: Shkup – Tetovë, Tetovë – Gostivar, Mavrovë – Dibër, Kërçovë – Ohër, si dhe aksi rrugor Kozjak – Shkup, si edhe disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit.