Dy persona humbën jetën në automjetin që ra në lumin Radika

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi pasditën e djeshme, kur një automjet devijoi nga rruga dhe ra në lumin Radika, në afërsi të manastirit Bigorski. Policia ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se, bëhet fjalë për personat me iniciale A.F dhe M.F nga fshati Vidush i Gostivarit dhe tha se trupa e pajetë do të dërgohen për obduksion, transmeton Portalb.mk.

“Sot (02.01.2026) në orën 15:50, në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, në të cilin një automjet pasagjerësh Volkswagen Bora me targa regjistrimi të Gostivarit, në pronësi të A.F. nga Gostivari, humbi kontrollin dhe ra në lumin Radika. Në aksident humbën jetën shoferi dhe pasagjeri në automjet”,thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, Agjencia shtetërore e lajmeve MIA raportoi mbrëmë se një sërë automjetesh u përfshinë në tre aksidente të ndara trafiku në autostradën Tetovë-Gostivar, duke shkaktuar ngadalësim të trafikut në qarkoren e Negotinës.

Sipas informacioneve, shkaku i aksidenteve rrugore ishte shpejtësia e papërshtatshme dhe temperaturat e ulëta.

Zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Brendshme (SVR) të Tetovës, Fatmir Rexhepi, konfirmoi se ekipet aksidentet rrugore kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore dhe në një distancë të shkurtër.