Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu, dhe borë në malet më të larta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), transmeton Portalb.mk.
“Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -8 deri në 1 gradë, dhe maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë”, thuhet në parashikim.
Në Shkup, moti do të jetë gjithashtu i ndryshueshëm me vranësira me reshje të lehta të herëpashershme shiu.
“Temperatura minimale do të bjerë në -4, dhe maksimale do të arrijë në 8 gradë”, njofton DPHM.
Për shkak të ndikimit të aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë gjithashtu me vranësira me reshje të herëpashershme lokale shiu, dhe temperaturat do të jenë në rritje.