Google kujtohet për aplikacionin e shënimeve Keep me një përditësim jetik

Lajme të mira për përdoruesit e Google Keep në Android të cilët më në fund do të kenë qasje në opsione të formatimit të tekstit që aplikacioni dëshpërimisht i ka pasur të nevojshme prej vitesh, raporton PCW. Kësaj jave kompania tha se përdoruesit tashmë mund të aplikojnë stilet bold, italic dhe të transformojnë tekstin në shënimet e tyre.

Funksionalitetet e reja të Keep duhej të kishin qenë prej kohësh ndërsa kohët e fundit Google i ka kushtuar vëmendje të veçantë aplikacionit.

Keep u pajis me një mini-aplikacion këtë vit dhe tashmë përdoruesit mund të hapin disa dritare të Keep në të njëjtën kohë në pajisje. Google gjithashtu gradualisht po lançon historikun e versioneve që të mund të shikoni të gjitha ndryshimet e bëra tek shënimet me kalimin e kohës.

Keep, nëse nuk keni pasur informacion, është një prej aplikacioneve më të mira të shënimeve. Është i shpejtë, i disponueshëm në Android, iOS dhe ueb, si dhe është i thjeshtë e inteligjent.

Ngjisni një lidhje në një shënim dhe do të shikoni atë shënim të pasurohet me një paraqitje të asaj çfarë përmban lidhja. Mund të vizatoni një shënim, të regjistroni audio, të vendosni përkujtues.

Problemi me aplikacionin ka qenë mungesa e vëmendjes së Google me përditësime ndërsa janë bërë 10 vite që është në qarkullim. Kjo ka shqetësuar përdoruesit se Google nga momenti në moment mund të heqë dorë prej tij.