Kundërspin: Nëse fillimi i autostradës “Gostivar-Bukojçani” është ditë historike, cila është arsyeja e mosvotimit të ligjit që e bëri të mundur?

Deklarata e Nikollovskit për ditën historike, e cila nuk kishte ndodhur për 50 vjet, edhe pse është e vërtetë dhe e shprehur sinqerisht, është ende shembull i jokonsekuencës politike dhe spin mbi qëndrimin e partisë kur filloi projekti. Ndoshta, vetëm sepse është iniciuar nga dikush tjetër, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan:Teofil Blazhevski

Elemente të jokonsekuences dhe spinit dallohen në deklaratën lidhur me fillimin e ndërtimit të një pjese të Korridorit 8 të Ministrit të Transportit Aleksandar Nikoloski:

Spin: Unë me të vërtetë mendoj se po kalojmë një ditë historike. Bëhet fjalë për fillimin e autostradës nga Gostivari drejt Bukojçanit dhe Kërçovës, diçka për të cilën flitet mbi 50 vite, zgjidhje praktike për pjesën më të vështirë të asaj që duhet të jetë autostrada Shkup – Kërçovë – Strugë – Ohër, Korridori 8, Strazha e famshme. Pra, për herë të parë pas 50 vitesh, fillon puna reale për ndërtimin e kësaj autostrade, që do të thotë se ndërmjet kryeqytetit të vendit tonë dhe Ohrit e Strugës do të kalojë rreth një orë e njëzet minuta, një orë e gjysmë. Kjo do të ndryshojë tërësisht funksionimin e ekonomisë, por do të ndryshojë edhe turizmin dhe rritja ekonomike do të përshpejtohet…

[Burim: Ministria e transportit/A.Nikollovski: data – 28.10.2024]

Kundërspin: Nuk është saktësisht e qartë se si ministri i Transportit Nikolloski ka arritur në shifrën e 50 viteve pasivitet, po lënë anësh këtë, pjesa tjetër e deklaratës është plotësisht e saktë. Mirëpo, përsëri përmban elemente të jokonsekuencës dhe në fakt është spin, i cili nxjerr në pah dritëshkurtësinë apo ndoshta egoizmin e interesave partiake të VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë projekt në të kaluarën e afërt.

Pra deklarata për rëndësinë e këtij drejtimi rrugor nuk kontestohet. Për më tepër, është absolutisht e vërtetë që pas ndërtimit, gjërat do të ndryshojnë për të mirë për turizmin dhe do të ndryshojnë shifrat e përgjithshme që masin rritjen ekonomike. Në fund të fundit, për opinionin nuk është kontestuese as ndërtimi dhe as gëzimi që treguan Nikoloski dhe kryeministri Hristijan Mickoski në manifestimin e djeshëm.

Natyrisht, është edhe e sinqertë, pasi çdo zyrtar i pushtetit ekzekutiv do të ishte i lumtur në momentin e caktuar, dhe do lumturia do të jetë edhe më e madhe kur Mickoski dhe Qeveria (së bashku me dy milionë qytetarë të vendit) do ta realizojnë ëndrrën, një kryqëzim i kompletuar dhe i rrumbullakosur i korridoreve 8 dhe 10 për sa i përket asfaltit, hekurudhave dhe infrastrukturës energjetike. Kjo është ëndrra jonë, kjo është ime personale dhe si kryetar i Qeverisë do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet”, tha Mickoski.)

Ndonëse asgjë nga këto nuk kontestohet, kjo pjesë e deklaratës së Nikollovskit ka elemente të mospërputhjes dhe spin në lidhje me atë që ai dhe partia e tij kanë bërë në të kaluarën. Sepse deri në ditët e fundit në opozitë dhe në ditët e para të qeverisjes, VMRO DPMNE e ka shënuar si kontratë të dëmshme, e cila fatkeqësisht do të duhet të vazhdohet që qytetarët e vendit të mos paguajnë dëme të mëdha në miliona nëse pala zgjidh kontratën.

Marrëveshja mund të jetë e dëmshme, siç pretendonte në atë kohë partia opozitare, por kush e di, sepse pavarësisht premtimit për ta hapur atë për publikun kur të vijnë në pushtet, ajo mbeti e mbyllur si pjesë e të ashtuquajturës NDA(Non-disclosure Agreements) ose marrëveshje e moszbulimit, në të cilat një çështje etike më vete është një marrëveshje e tillë e nënshkruar nga një kompani private me sektorin publik. Po ashtu, Prokuroria Publike, me gjithë përfundimin e hetimeve nga Gjykata Penale Shtetërore nga viti 2021 deri në vitin 2023, ende nuk ka dalë nga faza e parahetimit, e cila u hap “pas një informate” të dy viteve më parë.

Megjithatë, autostradat nga Korridori 8 dhe 10 D kanë filluar të ndërtohen, dhe fakt është se partia në pushtet VMRO-DPMNE si opozitë ishte kundër në të gjitha fazat e realizimit të këtij projekti. Deri në momentin, siç tha Mickoski, kur gjetën mirëkuptim në negociatat që filluan në samitin e NATO-s në Uashington, tani të gjithë së bashku mund të ëndërrojmë për kryqëzimin maqedonas të autostradave, hekurudhave dhe infrastrukturës energjetike.

As që ia vlen të votohet

Mirëpo, kur në vitin jo aq të largët 2021, qeveria e atëhershme e koalicionit LSDM dhe BDI fillimisht vendosi të heqë dorë nga paratë nga IPA 3 për Korridorin 8 dhe 10 D, e më pas të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi me “Bechtel dhe Enka” për këtë projekt, në korrik të po këtij viti u miratua Ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10 D.

Deputetët e miratuan ligjin më 15 korrik. Në seancë ishin të pranishëm 101 deputetë, 55 votuan për ligjin. VMRO-DPMNE vendosi të mos votojë fare, shkruan në tekstin e BIRN-it të vitit 2023, i cili është analizë e ngjarjeve nga viti 2021 deri në vitin 2023 në mars kur u nënshkrua Marrëveshja me Bechtel dhe Enka.

Kështu, ajo që sot është realizim i ëndërrës, një ditë historike pas 50 vitesh e kështu me radhë, kur nisi si ide në vitin 2021, për VMRO-DPMNE-në nuk ia vlente as të votohet në Kuvend.

Kjo është arsyeja pse vlerësimin në fillim të tekstit. Edhe pse deklarata e Nikollovskit është e vërtetë, ajo është shembull i jokonsekuencës politike dhe spin mbi qëndrimin e partisë kur filloi projekti. Ndoshta, vetëm sepse është iniciuar nga dikush tjetër.