Ku është fabrika për automobila elektrikë në Tetovë dhe paratë nga ndihma shtetërore, pyet VMRO – DPMNE një vit pas investimit të paralajmëruar

BDI dhe LSDM duhet të përgjigjen se ku është fabrika për automobila elektrikë, pasi para saktë një viti organizuan festë shumë të shtrenjtë për gjoja gur-themelin në ZTIZH (zonën tregtare industriale zhvillimore të Tetovës), pyesin nga VMRO – DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Të përkujtoj, më 13 gusht vitin e kaluar e gjithë Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së organizuan manifestim të shpejtë fillimin e ndërtimit të fabrikës për automobila elektrikë, me çka në vitin 2024 duhej të voziten veturat e para elektrike nga Tetova. Dimitar Kovaçevski porositi se do të hapen 890 vende pune të paguara mirë, ndërsa pas atyre deklaratave, janë shtuar shifra prej 3000-4000 punësime në ZTIZH, tha zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski.

Ai pyeti se, kur veç më nuk ka investim, ku janë 43 milionë euro që janë ndarë nga shteti.

“Pas një viti të tërë, në vend të fabrikës ka livadhë i cili as nuk është i prerë. Ku është fabrika për automobila elektrikë e cila mori edhe ndihmë shtetërore në vlerë prej 43 milionë euro? Nëse fabrika nuk është, ku përfunduan 43 milionë euro nga ndihma shtetërore?”, pyet Stoilkovski.

Ndryshe, më 13 gusht të vitit 2022, u vendos gur themeli i fabrikës për automobila elektrikë në ZTIZH në Tetovë. Në ngjarje morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me gjysmën e Qeverisë. Ishte paralajmëruar që fabrika të fillon të ndërtohen për gjashtë deri në tetë javë.