KSHZ hodhi shortin për radhitjen e kandidatëve presidencial në fletëvotim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot mbajti seancë në të cilën hodhi shortin për renditjen e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale këto janë rradhitjet:

  1. Kandidati i LSDM-së – Stevo Pendarovski është me numrin një.
  2. Numër dy është kandidatja e VMRO-DPMNE-së – Gordana Siljanovska-Davkova.
  3. Numër tre është kandidati i GROM-it – Stevço Jakimovski.
  4. Me numrin katër është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
  5. Me numrin pesë Biljana Vankovska-Cvetkovska, kandidate e së Majtës.
  6. Me numrin gjashtë është Arben Taravari nga VLEN.
  7. Me numrin e shtatë kandidati i ZNAM, Makism Dimitrievski.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të këtij viti, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Krahas radhitjes së kandidatëve për president në fletëvotim, KSHZ-ja kа tërhequr shortin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.