KQZ Kosovë shpalli rezultatet: VV 43,06 përqind, PDK 21,24, LDK 17,70 dhe AAK 7,07

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë, transmeton RTK.

Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:

Lëvizja Vetëvendosje – 43,06 përqind

Partia Demokratike e Kosovës – 21,24 përqind

Lidhja Demokratike e Kosovës – 17,70 përqind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7,07 përqind.

Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.

23:51 – Ja si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve

22:42 – KQZ Kosovë shpalli rezultatet: VV 43,06 përqind, PDK 21,24, LDK 17,70 dhe AAK 7,07

21:12 – Janë numëruar 70 përqind të votave në Kosovë, Albin Kurti në epërsi me 43 përqind

21:00 – Zgjedhjet në Kosovë, policia: Procesi i votimit i qetë, 5 të arrestuar

19:35 – Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 31.72 përqind deri në orën 19:00

16:34 – Radoniqi për ankesat lidhur me markerin: Edhe nëse tentohet votimi i dyfishtë, rasti do të evidentohet

16:11 – KQZ Kosovë: Pjesëmarrja në votime kalon 445 mijë qytetarë deri në orën 15:00

12:57 – Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 8 përqind deri në orën 11:00

11:33 – KQZ Kosovë: Vazhdon procesi, deri në 09:30 kanë votuar mbi 59 mijë qytetarë

10:05 – Mbi 2 milionë qytetarë në 2.550 vendvotime sot votojnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës