Janë numëruar 70 përqind të votave në Kosovë, Albin Kurti në epërsi me 43 përqind

Numërimi i votave ka sjellë një përditësim të ri të rezultatit zgjedhor, ku Lëvizja Vetëvendosje vijon të mbajë vendin e parë me 43.09 përqind të votave, ose 207,253 vota, transmeton Euro News Albania.

Forca e dytë politike mbetet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka siguruar 21.82 përqind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.98 përqind.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 7.63 përqind të votave të numëruara deri më tani.

Rezultatet e përditësuara tregojnë se gara për vendin e dytë dhe të tretë mbetet e hapur, ndërsa Vetëvendosje ruan një epërsi të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve politikë.

Rezultatet e përditësuara:

  • Vetëvendosje – 43.09% (207,253 vota)
  • PDK – 21.82% (104,943 vota)
  • LDK – 17.98% (86,456 vota)
  • AAK – 7.63% (36,683 vota)