Dita e tetë e protestave masive në Tiranë për mbrojtjen e Zvërnecit

Është mbyllur protesta e ditës së 8-të në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët u mblodhën edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë, transmeton Gazeta Tema.

Gjatë protestës, ata kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera: Shëndetësia, arsimi, bujqësia, pensionistët dhe minatorët.

Ndërkohë, në fund të tubimit u bë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 10 qershor, më pas ata nisën të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës.

Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec mbyllën ditën e tetë, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit brohoritën në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.