KPMD paralajmëroi padi kundër Qytetit të Shkupit pasi nuk ka siguruar transport falas për studentët e universiteteve private

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi do të dorëzojë padi për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik, për realizimin e të drejtës së transportit publik falas për gjithë studentët e universiteteve private, shkruan Radio MOF, transmeton Portalb.mk.

Nga KPMD konfirmuan për Meta.mk se, po shqyrtojnë për dy lloje të paraqitjeve, prej të cilave njëra është penale dhe ka të bëjë me mos veprimin e Qytetit të Shkupit dhe kryetares Danella Arsovska pas kërkesës së ankesave. Për këtë, Qyteti Shkupit duhet të veprojë në afat prej 30 ditësh, afat i cili skadon deri në fund të qershorit.

Hapi i dytë që paralajmëron komisioni është padi për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik, për shkak se, në Qytetin e Shkupit nuk kanë vepruar pas diskriminimit të konfirmuar ndaj gjithë studentëve të rregullt të universiteteve private.

Komisioni konfirmoi diskrimin të vazhduar indirekt në bazë të statusit personal dhe shoqërir, të kryer nga Qyteti i Shkupit ndaj studentëve të universiteteve private, me atë që nuk u ka mundësuar transport publik falas siç është rasti me kolegët e tyre nga institutet shtetërore të arsimit të lartë.

Diskriminimi i vazhdueshëm ligjërisht konsiderohet formë më e rëndë e diskriminimit, sepse është kryer ndaj një apo grupe të personave, në periudhë më të gjatë kohor, siç është rasti edhe me transport falas të studentëve që është vendosur në vitin 2016.

Qyteti i Shkupit kishte afat prej 60 ditësh që të eliminoj shkeljen e të drejtës së barazisë. nga Qyteti i Shkupit nuk janë përgjigjur nëse dhe si do të veprojnë.