KPMD: Këshilli i Prokurorëve e ka diskriminuar rëndë Lençe Ristovskën, t’i kërkojë falje publikisht

Prokurorja Lençe Ristoska, e cila e ka denoncuar Këshillin e Prokurorëve Publikë për anashkalim dhe injorim të padrejtë dhe të pabazë të saj në shpalljet ku ka aplikuar për avancim, ka fituar rastin në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD). Komisioni konstatoi diskriminim të zgjatur, më të ashpër dhe të drejtpërdrejtë nga Këshilli ndaj Lençe Ristoskës, bazuar në karakteristikat personale dhe statusin shoqëror, transmeton Portalb.mk.

Në dy raste, komisioni ka konstatuar formë më të rëndë të diskriminimit, përkatësisht në dy shpallje ku prokurorja kishte aplikuar për zgjedhje në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Shpjegimi i parë ishte se ajo ishte e re (ndërsa në të njëjtën seancë Këshilli promovoi edhe persona më të rinj se ajo).

Në njoftimin e dytë, Këshilli shpiku një problem me Ristoskën se ajo ishte në pushim të lehonisë, e cila, siç konstatoi Komisioni, edhe një herë e diskriminon Ristoskën, e poshtëron në krahasim me kandidatët e tjerë, e bën atë të pabarabartë sepse ishte shtatzënë (edhe pse promovon prokurore të tjera shtatzëna dhe lehona) dhe sërish nuk e zgjedhin në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.

Për më tepër, KPMD-ja thekson si diskriminim faktin se anëtarët e Këshillit të PP-së nuk kanë dhënë raport për punën për Ristoskën, por asaj i është thënë vetëm se ajo nuk ka punuar në vepra penale dhe hetime të tjera, por ka punuar në krim të organizuar dhe korrupsionin si prokurore në Prokurorinë Speciale. Këshilli nuk i diskuton rezultatet e saj, por e ofendon publikisht në seancë duke thënë se ka pasur një numër të vogël të lëndëve, duke mos përmendur se prokurori publik Lubomir Joveski e ka deleguar të qëndrojë në zyrat e vjetra të PSP-së, për të punuar vetëm në ato hetimet dhe për të mbajtur arkivat dhe provat në ndërtesë, së bashku me prokurorin Lubomir Lape.

Komisioni rekomandoi që në të ardhmen Këshilli i Prokurorëve Publik të përmbahet nga praktikat diskriminuese ndaj prokurorëve publik dhe të respektojë dhe zbatojë mbrojtjen e garantuar me ligj nga diskriminimi në të gjitha bazat, veçanërisht shtatzëni, lindja dhe amësi.

“Ish-kryetari i Këshillit, Antonio Jolevski, në afat prej 30 ditësh publikisht t’i kërkojë falje Ristoskës për diskriminim.
Pas vendimit të KPMD-së, prokurorja Ristoska tha se është koha që deklaratat e etikës, profesionalizmit dhe integritetit në institucione të zëvendësohen me mbështetje praktike dhe publike për individët që i posedojnë këto cilësi”, thuhet në vlerësimin e KPMD.

“Në një kohë kur është në modë të deklarohen përkushtimet për lidership etik në institucione dhe kulturës së integritetit profesional dhe personal, si dhe barazisë gjinore dhe çdo lloj tjetër, deklarativiteti duhet të zëvendësohet me mbështetje praktike dhe publike për individët që zotërojnë këto cilësitë dhe i bëjnë këto beteja. Futja e sistemit të meritës, në krahasim me ushtrimin e fushave diskrecionale, do të ndikojë në cilësinë e punës dhe rrjedhimisht besimin në sistemin e prokurorisë, sepse është një nga armët më të forta kundër korrupsionit, klientelizmit dhe diskriminimit”, ka shkruar Ristoska në rrjetet sociale.