Kovaçevski: Tani është koha për vendime të guximshme për ardhmërinë evropiane të të rinjve

“Të rinjtë janë bartës të progresit në çdo shoqëri, udhëheqës në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme për realizimin e të cilave duhet t’i mbështesim. Për këtë, si Qeveri fokusohemi në krijimin e masave konkrete të cilat do t’i rrisin mundësitë për punësimin e të rinjve. I inkurajojmë të rinjtë – jini të zëshëm, le të dëgjohet zëri juaj, meritoni ardhmëri për të cilën ne si gjeneratë para jush do të luftojmë me vendime të guximshme të shtetformuese”, porositi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të rinjve, 12 gushtin, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski theksoi se, nga viti 2018 deri më sot, mbi 80 mijë të rinj janë përfshi në “Garanca për të rinjt”, derisa 40 përqind e pjesëmarrësve në këtë masë, kanë marrë oferta për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe trajnim dhe kanë qenë të përfshirë në praktikë.

“Për ata deri më 23 vjeç të cilët punojnë në prodhim, vendosëm shtesë rinore të pagës prej 3000 denarë, ndërsa e lehtësuam studimin me subvencionimin e racionit studentor. Por, si Qeveri jemi përgjejgësi edhe t’u mundësojmë të rinjve ardhmëri dhe shumë më shumë mundësi të cilat do t’i realizojnë në vend, në vend se jashtë tij. Për këtë, luftojmë të hapim tërësisht rrufën drejt Bashkimit Evropian, i cili duke hapëruar së bashku me të rinjtë, do të përmirësojnë jetën e tyre. Për këtë, tani është momenti t’u dëshmojmë se mendojmë për to dhe se nuk do t’i bllokojmë mundësitë dhe përfitimet e tyre të cilat i siguron BE-ja edhe pa u shpërngulur nga atdheu”, theksoi Kovaçevski në një post të publikuar në Facebook.