Të rinjtë me porosi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të rinjve: Ne kemi fuqinë!

Dita e sotme, 12 gushti, shënohet në botë si Dita Ndërkombëtare e të rinjve. Kjo ditë u caktua nga OKB që të festohet kontributi dhe potenciali i të rinjve në botë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Procesi që solli në vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të të rinjve filloi në vitin 1991 me rezolutën 46/50 në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa dita e parë e këtillë u shënua më 12 gusht të vitit 2000.

Tema e shënimit të sivjetëm të Ditës Ndërkombëtare të të rinjve e OKB-së, është “Aftësi të gjelbra për të rinjtë: drejt botës së qëndrueshme”.

Sipas OKB-së, gjysma e njerëzve të planetit janë të rinj të moshën nën 30 vjeçare, derisa pjesa e kategorisë së kësaj moshe pritet që deri në vitin 2030 të arrijë deri në 50 përqind të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Sipas hulumtimeve globale, 67 përqind e njerëzve besojnë në ardhmëri më të mirë, ndërsa të rinjtë e moshës prej 15 deri në 17 vjeç janë optimistë më të mëdhenj.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri i të rinvje bie. Rezultatet e analizës “Të rinjtë dhe regjistrimi”, tregojnë se, numri i të rinjve të moshën prej 15 deri në 29 vjeç në shtet po ulet ndjeshëm, përkatësish popullsia plaket me 6 përqind më pak të rinj në krahasim me regjistrimin në vitin 2002.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të rinjve, Meta.mk i përcjell porosit e disa të rinjve të shquar dhe aktiv në vend.

Martina Dimoska, astronautja e parë analoge maqedonase

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të rinjve të përkujtohemi se, çdo zgjedhje e jona dhe çdo aksion i yni na sjellin një hap më afër përmbushjes së potencialit tonë të plotë i cili do të formëson të ardhmen tonë. Si vizionarë të rinj, duhet të synojmë në mënyrë më proaktive në arritjen e njohurive të reja, rritjes individuale, por edhe bashkëpunime të përbashkëta që të jemi ndryshimi që duam ta shohim”.

Faton Islami, videograf dhe influencer i rrjeteve sociale

“E ndjej se të rinjtë duhet të fokusohen më shumë në lexim, mësim dhe zgjerim të njohurive. Që të jem më direkt, shfrytëzoni kohën e lirë që të mësoni edhe më shumë. Mos prisni që shkolla t’u mësojë gjithçka. Tentoni të mësoni një gjë të re, çdo ditë”.

Arta Qerimi, koordinator i programeve dhe komunikimeve në Go Green Shkup dhe eko-aktiviste

“Rini, në këtë kohë të ndryshimeve, zëri ynë është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ardhmëri më të mirë. Përmes edukimit adekuat dhe investimit të vazhdueshëm në vetvete, ne gjithsesi do të jemi të gatshëm për të gjtiha sfidat e jetës. Ndryshimet klimatike janë realitet me të cilin duhet të ballafaqohemi, edhe energjia jonë edhe inovacionet janë të nevojshme për zgjidhje të qëndrueshme. Të mos harrojmë se, vendimet tona sot formësojnë jo vetëm rrugën tonë, por edhe rrugën e gjeneratave të ardhshme. Për këtë, të mos dyshojmë në aftësinë tonë për të ndikuar për ardhmëri më të mirë”.

Matej Millosievski, vollonter i ri i UNICEF-it

“Çdoherë do të ketë njerëz rreth nesh të cilëve u nevojitet ndihma jonë. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është të jemi të vetëdijshëm për të njëjtën. Varet prej nesh nëse do të jemi ai person që do të ndajë pjesë të vogël të kohës së vet që t’ia zbukoroj ditën dikujt”.

Anisija Ugrinovska, kryetare e Organizatës për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve dhe delegat i të rinjve të Maqedonisë së Veriut në OKB

“E dashur rini, mbajeni mend se, çdo aksion që e bëni sot ka fuqi të transformojë shoqërinë tonë dhe të hap rrugën për ardhmëri më të mirë. Besoni në vetvete, mbështetni njëri tjetrin dhe ashtu së bashku të ndërtojmë komb me të ciin të gjithë mund të krenohemi. Siç tham çdoherë, qëndroni në hap me gjeneratën!”

Blagoja Stojkov, autor i ri maqedonas

“Asnjëherë mos lejoni që dikush të bëjë të ndjeni se nuk jemi mjaftueshëm të vyeshëm për diçka që e doni. Jini vetvetja, ndiqni ëndrrat tuaja, bëni gjithçka që ju bën të lumtur, pa lënduar të tjerët me këtë. Por, para së gjithash, jini të sigurt se çfarë ju bën të lumtur me të vërtetë, sepse gabimet më të mëdha në jetë lindin gjatë kërkimit të lumturisë në vende të gabuara”.

Elena Bozhinovska, themeluese dhe kryetare e të rinjve nga llojllojshmëria familjare, bashkë-zbuluese e WalkiieApp, studente e masterit në Universitetin Sapienca, Romë

“Për të gjithë ithtarët aktual dhe të ardhshëm të të rinjve nga familje me një prind dhe vetushqyes – ju falënderojmë që jeni aktivistë të përhershëm dhe të vendosur për ndryshim! Derisa ballafaqoheni me çfarëdo lloj sfidash si personale, ashtu edhe shoqërore, i tregoni botës se cila është fuqia e qëndrueshmërisë dhe përfaqësimit. Zëri yt, si të ri është i rëndësishëm, veprimet tuaja inspirjnë, ndërsa përkushtimi juaj definitivisht nxit përparimt. Vazhdoni të luftoni për drejtësi, barazi dhe botë më të mirë dhe padyshim do të kemi ardhmëri më të mirë për të gjithë. Urime dita e të rinjve!”

Berin Muhamed, kryetar i Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme në RMV

“Ne të rinjtë e kemi fuqinë me të cilin mund t’i realizojmë qëllimet tona. Pranoni sfidat si mundësi për zhvillim dhe mos kini frikë nga mossuksesi – ajo është vetëm udhërrëfyes drejt suksesit. Sa më të mëdha që i kemi ëndrrat, aq më të mëdha do t’i kemi arritjet”.

Dushan Stevanovski, kryetar i Kuvendit Universtar Studentor të Universitetit “Shën Klimenti Ohrit”

“Nëse duhet të dërgojë vetëm një porosi deri te çdo i ri, ndërsa edhe në përgjithësi deri te çdokush, ajo është, mëso se çfarë do në jetë dhe lufto me vendosshmëri për të, pa dallim se çfar është, kij arsyet e tua! Qëllim, kauzë e cila do t’i shërbejë njerëzimit në çfarë do mënyrë, ndërsa beso, me atë do t’ia bësh edhe vetes shërbimin më të madh. Diellin tënd që do të ndriçojë çdo ditë, dhe do të jap kornizë, fotogragi dhe ngjyrë në jetë. Sepse, pa atë diell, pa atë pse-në, pa atë qëllim – jo që nuk mund të jetohet – mundet, por jeta do të jetë e zymtë dhe bardh e zi. Cila është pse-ja jote?”