Kovaçevski paralajmëroi, Besimi konfirmoi: 2 përqind e buxhetit do të shkojë në mbrojtje

Ministri i Financave Fatmir Besimi konfirmoi se Maqedonia do të ndajë 2 për qind nga buxheti i Maqedonisë për mbrojtje, siç kishte paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Koveçevski nga samiti i NATO-s në Vilnius, transmeton Portalb.mk.

Ne i kemi përfshirë në strategjinë fiskale, 2% do të shkojë në mbrojtje, siç është detyrimi ndaj NATO-s”, tha Besimi për gazetarin e TV21, direkt nga Vilnius.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të mbërritur në samitin dyditor të NATO-s në Vilnius, theksoi se në samit do të dalin konkluzione të rëndësishme për aksionin për mbrojtjen e tokave të Aleancës në ujë, tokë dhe ajër.

“Përveç kësaj, për sa i përket financimit të të gjitha këtyre nevojave për mbrojtje, kjo do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë minimumi për financimin e mbrojtjes, nga të cilat 20% do të jetë për modernizim. Maqedonia është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj në modernizim”, tha Kovaçevski.