UNShM: Propozimet tona në lidhje me shëndetin mendor janë pranuar nga Qeveria
Unioni i nxënësve të shkollave të mesme bëri të ditur se katër propozim-masat e tyre për përmirësimin e shëndetit mendor të nxënësve të shkollave të mesme janë pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Kjo u konstatua pas konferencës së djeshme për media të ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri, në të cilën prezantoi dhjetë rekomandimet e Qeverisë lidhur me shëndetin mendor të nxënësve dhe dhunën ndërpersonale në shkolla, transmeton Portalb.mk.
“Përndryshe, çdo shkollë këshillohet të ofrojë hapësirë për bashkëpunëtorët profesional në mënyrë që të jenë të hapur për nxënësit dhe nëse kanë nevojë, nxënësit mund të caktojnë takim kokë më kokë me psikologun e shkollës. Gjithashtu, Ministria e Arsimit, së bashku me bashkëpunëtorët ekspertë të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të Sindikatës së Nxënësve të Shkollave të Mesme, profesorë universitarë, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit do të formojnë grup pune që do të krijojë protokolle për punë të duhur në ofrimin e mbështetjes për shëndetin psikosocial dhe mendor të nxënësve”, thonë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Nga aty shtojnë se krijimi i një protokolli për përcaktimin e modelit të ri të punës së psikologëve shkollorë – përmes takimeve kokë më kokë me nxënësit, në vend të punës administrative – është një angazhim i Sindikatës që nga maji 2021.
Rekomandimi i dytë i Qeverisë parashikon krijimin e këshillave komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve nëpërmjet qeverisjes lokale dhe Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe theksohet nevoja për përfshirjen e Uionit të nxënësve të shkollave të mesme në këto këshilla.
Unioni i shkollave të mesme thonë se i mirëpresin rekomandimet e Qeverisë dhe se po i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre për përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve dhe dhunës në shkolla.
Pas ngjarjeve në Serbi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka diskutuar mundësinë e kufizimi të përdorimit të rrjetit social Tik-Tok në shkollat fillore dhe të mesme.
Ministri Jeton Shaqiri tha se do të analizohet mënyra e përdorimit të mjeteve të tjera dhe rrjeteve sociale, pra se si ka kufizime specifike në mënyrën e hapjes së tyre, konfirmimit të të dhënave, futjes së disa të dhënave etj. Për këtë do të diskutohet me psikologë, pedagogë, ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me njerëz nga sektorët arsimorë të komunave.
Ndërkohë nga MShIA deklaroi edhe pse aktualisht nuk mbajmë qëndrim për ndalimin e asnjë platforme sociale, por edhe si prindër, “besojmë fuqishëm se platformat sociale si fenomen i qytetërimit të kohës sonë duhet të fillojnë të rregullohen. Rrjedhimisht, ne si Ministri tashmë jemi duke ndërmarrë aktivitete përgatitore në atë drejtim dhe në kohën e duhur do të përfshihemi me nisma shoqërore”, deklaruan nga MShIA.
Ndalimin e “TikTok” dhe rrjeteve tjera sociale që nxisin dhunën në Maqedoni të Veriut, e ka kërkuar edhe kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) njëkohësisht deputetja, Monika Zajkova.
Pas dy vrasjeve masive në Serbi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë (MASh) mbajti takim me profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë, psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike dhe të tjerët. Ngjarjet në fqinjësi, thanë nga Ministria e Arsimit, përfshinë një alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngrihet në një nivel edhe më të lartë.
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me sigurinë dhe përdorimin e telefonit në shkolla
- LEXO: Ministri Aliu mbi ndalimin e Tik-Tok-ut: Ne nuk mbajmë qëndrim, për një masë të tillë të koordinohen institucionet e drejtësisë, arsimit dhe sigurisë
- LEXO: MASh: Në adresën elektronike për raportimin e dhunës, kanë arritur dhjetëra denoncime
- LEXO: Ministri i Arsimit do t’i propozojë Qeverisë vlerësim për “TikTok” dhe rrjetet tjera sociale
- LEXO: MASh dhe MPB u ngarkuan të përgatisin strategji për parandalimin dhe mbrojtjen e incidenteve të padëshiruara në shkolla
- LEXO: RMV, pas ngjarjeve në Serbi, MASh organizoi takim me pedagogë, psikologë dhe profesorë në fushën e sigurisë dhe dhunës kibernetike