KONKURS PËR PRANIM TË STUDENTËVE VITI AKADEMIK 2026/2027, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup
Teksti është publikuar si përmbajtje e sponsorizuar
- STUDIMET DERIDIPLOMIKE (Cikli I)
Programi: Shkencat Islame
Numri i studentëve: 100 (50 të rregullt + 50 me korrespondencë)
Kohëzgjatja: 4 vite (8 semestra)
Pagesa: 100 €/semestër (të rregullt) dhe 200 €/semestër (me korrespondencë).
Kushtet e pranimit: Kandidatët që kanë përfunduar shkollë të mesme katërvjeçare (medrese ose gjimnaz), me ose pa maturë, si dhe kandidatët me arsim të kryer jashtë vendit.
Përzgjedhja: Bazohet në suksesin nga arsimi i mesëm (deri 60 pikë) dhe provimin pranues (deri 40 pikë). Provimi përfshin njohuri nga Kur’ani Kerimi dhe ka karakter eliminues.
- STUDIMET PASUNIVERSITARE (Cikli II – Master)
Programet studimore:
– Metodika e mësimdhënies së arsimit fetar (60 ECTS – 1 vit)
– Studime të avancuara Islame (60 ECTS – 1 vit)
– Studime të avancuara Islame (120 ECTS – 2 vite)
Numri i studentëve: 40 për secilin program
Pagesa: 500 €/semestër
Kushtet e pranimit: Diplomë bachelor (180 ose 240 ECTS) dhe notë mesatare minimale 6.1. Pranohen edhe kandidatë nga programe të afërta me plotësim të provimeve diferenciale.
Përzgjedhja bëhet nga komisioni përkatës në bazë të dokumentacionit dhe intervistës.
- AFATET KRYESORE
Cikli I: Aplikimi nga qershori deri në shtator 2026, provimi pranues në shtator, regjistrimi në disa afate.
Cikli II: Aplikimi gjatë verës, intervista dhe regjistrimi në shtator.
Afate shtesë mund të shpallen nëse ka vende të lira.
- DOKUMENTET KRYESORE
– Formular aplikimi online
– Dëftesa dhe diploma (ose diploma bachelor për ciklin II)
– Certifikatë lindjeje dhe shtetësie
– Rekomandim nga muftinia përkatëse
– Dëshmi për pagesa dhe dokumente shtesë sipas kërkesës
Për më shumë informata drejtohuni te uebfaqja zyrtare: Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup