Komuna e Ohrit arkëton rreth 700 mijë euro në vit nga qiratë e plazheve

Rregullimi dhe shfrytëzimi i plazheve të Ohrit që janë nën kompetencën e Komunës së Ohrit i sjell komunës dhe ndërmarrjes publike të ardhura vjetore prej rreth 700 mijë eurosh. Këto mjete siç tha kryetari i Komunës së Ohrit për Skopje1, kanë luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin financiar të qytetit.

Ai thotë se aktualisht nuk bëhet fjalë për koncesione klasike për plazhet, por për sistem qiraje të hapësirës për vendosjen e pajisjeve urbane.

Sipas Pecakovit, kjo mënyrë e menaxhimit gjeneron të ardhura të cilat, përmes komunës dhe ndërmarrjes publike, riinvestohen në qytet.

“Nuk është koncesion klasik, por secili paguan për shfrytëzimin e plazhit. Komuna e Ohrit, së bashku me detyrimet që ka ndaj NP ‘Komunalja e Ohrit, në nivel vjetor ka afërsisht 700 mijë euro të ardhura”, tha Pecakov.

Komuna me një pjesë të këtyre të ardhurave ka shlyer borxhet e qytetit, ndërsa rregullimi i organizuar i plazheve nisi pasi ato më herët ishin mbyllur.

Kujtojmë se Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në vend të kësaj, Qeveria mori edhe pesë vjet kohë për të zbatuar rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit.