Kompanitë e Maqedonisë së Veriut morën më pak kontrata pune jashtë vendit, vetëm në Shqipëri ka pasur rritje
Vlera e kontratave të nënshkruar nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut për punë jashtë vendit, kanë shënuan rënie, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar- shtator të vitit 2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 134 137 000 denarë, që është për 63.1 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rënie më e madhe u regjistrua në Gjermani (84.8 përqind) dhe Shqipëri (77 përqind).
Në këtë periudhë, kompanitë jashtë vendit kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 106 milionë denarë, apo 29.2 përqind më pak sesa periudha e njëjtë e vitit paraprak. Rritje u regjistrua vetëm në Shqipëri (106 përqind), ndërsa ulje më e madhe në Gjermani (93.7 %).