Kompania LIAL bëri donacion rreth 600 000 denarë në Spitalin Klinik në Tetovë

Spitali Klinik në Tetovë sot ka pranuar një donacion në vlerë rreth 600 mijë denarë nga kompania LIAL. Ky donacion është pranuar nga drejtori Ilir Demiri dhe Blerim Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Sot drejtorët dr. Ilir Demiri dhe mr. Blerim Osmani, pritën në spital pronarët e kompanisë Lial, Nehat Ziberin dhe Albert Ziberin të cilët i falemnderuan nga afër për donacion në vlerë prej reth 600.000 denarë, ky donacion shumë domethënës për pacientët dhe stafin e Spitalit Klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Klinikës.

Udhëheqësit e Spitalit vlerësojnë që përmes bamirësve dhe gjithë qytetarëve do të mundohen të krijojmë kushte evropiane në këtë Spital.