KF Besa u largua nga Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut
Ekipi i sapoeliminuar nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, është larguar edhe nga Liga e Dytë, raporton Portalb.mk.
“Informojmë se KF Besa 1976 nga Dobërdolli, zyrtarisht ka njoftuar FFM-në se nuk do të marrë pjesë në Ligën e Dytët ë Maqedonisë për sezonin 2025/2026”, njoftuan nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
FFM-ja paralajmëroi se në vazhdim do të vendosin nëse dhe si do të veprojnë për mbushjen e vendit të zbrazët në ligë.
Ndryshe, FFM-ja nesër do të bëjë hedhjen e shortit për Ligën e Parë, Dytë dhe Kupën e Maqedonisë për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, KF Besa Dobërdollit u eliminua nga Liga e Parë pasi u mposht nga Bashkimi i Kumanovës në balotazh.
Ndryshe, kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.
Në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë do të luan Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi i cili u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.