Këtu mund të blihen biletat e finales së Kupës së Maqedonisë në futboll
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll do të luhet të mërkurën duke filluar prej orës 20:00. Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup. Në finale do të përballet Shkëndija me Sileksin, transmeton Portalb.mk.
“Biletat janë tashmë në dispozicion përmes platformës zyrtare elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk”, raportoi Federata, duke theksuar se blloku 18 është për të gjithë tifozët tjerë neutral.
Tifozët e Shkëndijës do të jenë të pozicionuar në bllokun 13, 14, 20 dhe 21; ndërsa ata të Sileksit në bllokun 19, 23 dhe 24.