Këtë javë mbahen “Takimet Poetike në Sharr 2023”

Më 16 dhe 17 qershor do të mbahet ngjarja tradicionale “Takimet Poetike në Sharr” ku do të tubohen poetë nga vendi dhe rajoni për të pasuruar dy ditët festive. 

Në ditën e parë, do të përkujtohen dhe nderohen me vendosje të luleve te përmendoret që gjenden para shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës në nder të Rexhep Vokës – shkrimtar i Rilindjes Kombëtare, Sadudin Gjurës, poet dhe dramaturg i martirizuar nga pushteti jugosllav- komunist dhe Xhemil Abduramanit, dëshmori i kombit .

Manifestimi qendror do të mbahet më 17 qershor, në ora 16.00, në qendrën e vjetër historike “ARABATI BABA TEQE” Tetovë.

Si zakonisht, poetët do të lexojnë poezitë autoriale, do të ndahen mirënjohje për pjesëmarrësit si dhe çmime për poezitë më të mira. Megjithatë, qëllimi i këtij takimi nuk është gara, sa është afrimi dhe vënia e kontakteve mes krijuesve që shkruajnë në gjuhën e njëjtë dhe i shërbejnë një letërsie amë.

Ndonëse edicioni i sivjetmë realizohet me një buxhet jashtëzakonisht të vogël profesori Ejup Ajdini, theksoi për Portalb.mk se ata vendosën ta mbajnë këtë ngjarje për të mos e humbur vazhdimësinë e këtyre takimeve dhe kërkoi mirëkuptim për çdo lëshim të mundshëm.

Këto takime janë trajta më e mirë e urave dhe bashkëpunimeve mes intelektualësh që për shkas marrin poezinë. Javë më parë një grup poetësh ishin pjesëmarrës në një aktivitet në Përmet që e organizon poeti Ligor Shyti për nder të rilindasit Naim Frashëri. Kujtojmë se rëndësia e këtyre aktiviteteve është e madhe dhe duhen mbështetur nga ministritë e kulturës së tre vendeve, pse jo edhe ministrive tjera.

Komisioni i shoqatës “MENADA” javë më parë shpalli njoftimin për të drejtën e konkurrimit të poetëve dhe më pas me ndihmën e një komisioni të brendshëm përcaktoi listën e poetëve – poeteshave pjesëmarrëse që përbëhet nga emrat:

  1. Baki Imeri – Rumani
  2. Besim Xhelili – Austri
  3. Ismail Ilazi – Itali
  4. Flora Brovina – Prishtinë
  5. Salajdin Saliu – Tetovë
  6. Agim Bajrami – Durrës
  7. Adelina Xhaferi – Gostivar
  8. Ligor Shyti – Përmet
  9. Sllavica Dabevska – Tetovë
  10. Nurie Emrullai =- Kërçovë
  11. Daim Ilazi – Tetovë
  12. Flora Peci – Mitrovicë
  13. Arjan Kallço – Korçë
  14. Janaq Jano – Përmet
  15. Sadije Aliti – Tetovë
  16. Daim Miftari Shkup
  17. Drita Syla -Besjanë
  18. Shqipe Asani Prishtinë
  19. Fatos Rushiti – Kumanovë
  20. Ilirida Ismaili – Prishtinë
  21. Kaltrinë Uka – Mitrovicë
  22. Valdete Dulahu – Tetovë
  23. Ramë Oraca – Podujevë
  24. Selvete Abdullahu – Gjilan
  25. Erona Mehmeti- Mitrovicë
  26. Ylltare – Ferati- Prishtinë
  27. Farida Ramadani – Shkodër
  28. Bojana Xhindolli – Lushnje
  29. Vjollcë Berisha – Tetovë
  30. Asllan Qyqalla- Prishtinë
  31. Arlind Farizi – Tetovë
  32. Ilaz Osmani -Tetovë
  33. Bajramali Selimi – Gostivar
  34. Sunaj Rahimi- Kumanovë

Janë të mirëseardhur të gjithë adhuruesit e poezive dhe poetëve pjesëmarrës.