Në Maqedoninë e Veriut për momentin ka katër zjarre aktive, transmeton Portalb.mk.
Zjarret aktive ndodhen në:
- Komuna e Brodit – Zona “Jasen” (pyll i përzier).
- Komuna e Strugës – Oktska Krasta (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Likovës – fsh. Opajë (vegjetacion i ulët).
- Komuna e Dellçevës – fsh. Virçe (vegjetacion i ulët).
Periudhën e kaluar u shuan 11 zjarre ndërsa 3 u vunë nën kontroll.
Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe sivjet vendi përballet me shumë zjarre në pyje.
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Në seancën e 7 gushtit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Kjo, sipas shërbimit për media të Qeverisë, po bëhet me qëllim që të ofrohet ndihmë në kohë për të gjitha zonat e prekura dhe për të mbrojtur popullsinë nga elementët e zjarrit.
Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).